Zbulohet çfarë e bashkon Fifin me Flori Mumajesin…

446
Sigal

Fifi dhe Flori Mumajesi kanë kaq javë që po na mundojnë dhe duket se ia kanë arritur qëllimit, pasi kanë marrë vëmendjen e shumëkërkuar.

Postimet që duket se kanë qenë si mesazhe të fshehta për njëri-tjetrin apo prekjet në publik, kanë pasur një qëllim: Që të flasim për dyshen, pavarësisht se duke i keqinterpretuar.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë romancë mes dy këngëtarëve, por sipas “Blitz” dyshja po punon për një projekt që do të publikohet shumë shpejt.

Fifi dhe Flori kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe fotoja me të njëjtin pozicion qëndrimi e veshje dyshohet se mund të jetë shkëputur prej tij.

Raportet mes tyre janë vetëm miqësore apo si kolegë dhe nuk ekzistojnë ndjenja të tjera veç tyre.  Kështu që bëhuni gati për një tjetër hit, jo për një çift të ri në “showbiz”!