Sigal

Pak javë më parë në media bëri bujë ndarja e çiftit të njohur të ‘showbizit’, Seldi dhe Mimoza. Në natën e parë të spektaklit ‘Dance with me’, Seldi e pranoi publikisht se nuk ishin më bashkë dhe u shpreh se, gëzonte respekt për Mimozën dhe familjen e saj. Mirëpo pavarësisht kësaj deklarate të shkurtër ish të dashuruarit nuk kanë treguar asnjë detaj tjetër, madje Mimoza nuk ka reaguar ende. Me sa duket arsyeja e heshtjes është shumë e fortë dhe këtë e ka zbuluar opinionisti Olti Curri teksa ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”.

“Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen. Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë,”- ka treguar Olti.

Mimoza dhe Seldi u ndanë pa bërë ende një vit të fejuar.