Zbulohet arsyeja pse Meghan e Harry po lënë pallatin Kensington

535
Sigal

Është zbuluar arsyeja e vërtetë pse Harry dhe Meghan janë larguar nga pallati Kensington, një strehë që e ndanin me William dhe Kate.
Duka dhe dukesha e Sussex nuk duan që fëmija e tyre të jetojë në pallatin Kensington, raporton Daily Mail.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, në fakt, do të vazhdojnë jetën e tyre martesore në shtëpinë e Frogmore. Nga ana tjetër, vetë Harry ka thënë: “Atë që Meghan e do, e arrin”.

Është e qartë që dukesha e Sussex nuk ka një raport të ngushtë me Kate Middleton, kunatën e saj.
Një element që nuk e lehtëson aspak qëndrimin dhe ndarjen e hapësirave në pallatin Kensington. Ajo dhe Kate janë shumë ndryshe, edhe pse persona të afërm këmbëngulin se mes të dyjave nuk ka asnjë qëndrim dramatik.

Burime brenda familjes mbretërore kanë zbuluar se transferimi në Frogmore është realizuar kur çifti u kthye nga udhëtimi në Australi. Meghan dhe Harry kërkojnë një hapësirë më të madhe për të sapolindurin e tyre.

“Dukët e Cambridge, William dhe Kate kanë kopshtin e tyre nga pas, por nuk ka një hapësirë të vërtetë ku fëmijët mund të luajnë. Frogmore nga ana tjetër që gjendet brenda zonës së sigurisë në Windsor (ku shtëpia kryesore është e hapur për publikun, vetëm disa ditë të vitit) është e izoluar, e qetë dhe mbi të gjitha e rezervuar”, shprehen burime brenda familjes mbretërore.

Pavarësisht se disa të tjerë këmbëngulin se zgjedhja e zhvendosjes i atribuohet sjelljes diktaktoriale të Meghan ndaj Harryt disa të tjerë që janë akoma më të informuar e cilësojnë vilën e Fragmore thjesht të adhurueshme dhe një vend të bukur për dukët e Susex për të rritur fëmijët e tyre.