INGLEWOOD, CA - APRIL 27: Actress/singer Selena Gomez arrives at We Day California 2017 at The Forum on April 27, 2017 in Inglewood, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)
Prej ditës së djeshme është njoftuar se Selena Gomez është futur në një psikiatri në Bregun Lindor që të marrë trajtimin e nevojshëm për shëndetin mendor.
Sigal

Burime pranë 26-vjeçares kanë zbuluar se Selena vuan prej shumë kohësh nga presioni dhe ndihet  përgjegjëse për të tjerët.

“Ajo është vërtet e bukur, e zhytur në mendime dhe e ëmbël, por ajo ndihet përgjegjëse për shumë njerëz të tjerë dhe që në moshë të re është e mbytur nga shumë presion”-  tha burimi për “Daily Mail”.

“Ajo është e ndjeshme dhe gjithashtu nuk dëshiron të bëjë deklarata për shtyp dhe të pyetet për gjërat që ajo nuk dëshiron të flasë”– shtoi më tej burimi.

Të mërkurën, TMZ njoftoi se ylli i popit po kalonte një krizë emocionale dhe ishte shtruar në spital dy herë brenda pak javësh. Sipas burimeve në javën e fundit të muajit shtator, Selena ishte në shtëpi me miqtë që e përshkruan atë si të dëshpëruar dhe të shqetësuar për numrin e qelizave të bardha të gjakut, pas transplantit  të veshkës.

Këngëtarja u dërgua në spital ku qëndroi për disa ditë, por vetëm pak javë më vonë ajo ka ndjerë të njëjtin shqetësim dhe pësoi një krizë paniku. “Ajo ka patur disa javë të ashpra dhe kriza e panikut në spital ishte pikë kthese” – tha një burim për “People”. Burimi shtoi: “Ajo e kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë shtesë për çështjet e vazhdueshme emocionale të saj. Ajo është e rrethuar nga familja dhe miqtë ngushtë dhe ka shumë mbështetje. Ajo po bëhet më mirë nga trajtimi në Bregun Lindor “.

Sipas burimeve thuhet se Selena po kalon sëmundjen që quhet “terapia dialektike e sjelljes ose DBT”. DBT –  të cilën Selena e ka kaluar edhe në të kaluarën  është një psikoterapi e bazuar në prova, e dizenjuar për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit