Ylli i telenovelave, zhytet në borxhe dhe heq dorë nga jeta luksoze

572
Sigal

Aktori William Levy, një nga emrat më të dashur të ekranit, pas roleve të tij protagonistë në telenovela duket se nuk po i shkon aspak mirë.

Prej thuajse 3 vitesh ai ka mbetur pa punë dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë me asnjë televizion dhe doli i dështuar prej Hollywood.

Mediat latine kanë mundur të sigurojnë fakte se ai është zhytur në borxhe aq sa ka hequr dorë prej vilës dhe super makinave të tij në Florida. Gjithashtu një tjetër shtëpi e tij që kishte filluar të rikonstruktohej është lënë në mes.

Levy premtoi se do të hapte një restorant, i cili vazhdon të jetë i mbyllur. Aktori gjithashtu ka një borxh prej 2 milionë dollarësh të pa paguara që prej vitit 2017.

Edhe bashkëshortja e Levy-t, aktorja Elizabeth Goutierrez është e zhytur në borxhe. Çifti ende nuk ka pranuar të flasë për situatën e komplikuar ekonomike që po kalon.