Sigal

Para disa ditësh dy aktorët e njohur meksikanë, Angelique Boyer dhe Sebasian Rulli, festuan 4 vjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja janë njohur në sheshxhirim dhe deri më tani marrëdhënia e tyre është duke ecur shumë mirë. Dhe nëse shumë prej jush po prisnit ceremoninë e dasmës, Angelique ka habitur duke thënë se nuk e kanë fare në plan një gjë të tillë. Në një intervista të dhënë së fundmi, aktorja u shpreh se nuk është e sigurtë nëse duhet ose jo të marrë një vendim kaq të madh.

“E vërteta është që nuk e kemi menduar fare. Nuk është prioriteti ynë. Ne besojmë në qëndrimin së bashku sepse ashtu e dëshirojmë çdo ditë dhe jo sepse kemi firmosur një letër. Ajo nuk na jep sigurinë që në të ardhmen do jemi akoma bashkë. E vetmja siguri që kemi, është se duhemi dhe duam të jemi bashkë. Kemi gjetur balancën perfekte mes jetës profesionale dhe asaj personale,” është shprehur aktorja.

Kujtojmë se dyshja janë bërë të njohur për publikun në rolet kryesore në telenovelat, “Tereza” dhe “Tre Anat”.