Sigal

Vetëm dy javë më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër të një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me ermin e veçantë Ajka.

Por, mes pagjumësisë, apo stilit të ri të jetës, për gjithçka ndryshon në përditshmëri nga ardhja në jetë e një fëmije, Besi ka gjetur kohën për t’i bërë dhuratën perfekte bashkëshortes së tij.

Këngëtari ka dashur të befasojë partneren e tij me një dhuratë të veçantë. Një varëse floriri, e dekoruar me gurë të çmuar, ku emri i vajzës Ajka dallon në gjithë tërësinë e detajeve të këtij aksesori kaq të veçantë.

Me siguri Xhensila e ka pëlqyer shumë këtë dhuratë, pasi do e mbajë si aksesorin më të çmuar që e mban gjithmonë me vete!