Sigal

Pas dasmës së tyre Princ Harry dhe Meghan Markle morën titulli si Dukë dhe Dukesha e Sussex. Për herë të parë pas kaq muajsh, Meghan dhe Harry kanë bërë vizitën e parë në vendin prej të cilit kanë marrë titullin. Në rrugët e Sussex kishte rreth 1.000 njerëz të pranishëm për të përshëndetur çiftin mbretëror. Në vizitën e tyre në plan të parë Harry dhe Meghan kanë pasur organizatat që mbështesin viktimat e abuzimit seksual.

Për këtë vizitë historike, Dukesha kishte veshur një këmishë nga ‘And Other Stories’ dhe një fund lëkure në ngjyrë jeshile nga ‘Hugo Boss’. Madje dhe këtë herë duket se Meghan ka thyer rregullat, sepse familja mbretërore nuk i preferon shumë fundet në material lëkure.