Viktima e identifikoi pas 6 vitesh, burg përjetë reperit

485
Sigal

Një reper nga Gjeorgjia është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka përdhunuar një grua, e cila e identifikoi si sulmues pas gjashtë vitesh.

Antonio White, 54 vjeç, u identifikua nga viktima në vitin 2013 në një stacion treni në qendër të Atlantës.

“Ajo iu hodh sipër dhe filloi të bërtiste derisa e arrestoi policia”, tha zyrtar Fulton Paul Howard.

Prokurorët pohojnë se ai sulmoi seksualisht edhe disa gra të tjera në zonë.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, avokati tha se incidenti ndodhi ndërsa gruaja po ecte për të hipur në një tren në vitin 2007.

Ai i ofroi gruas që ta conte aty ku kishte nevojë dhe ajo pranoi pasi e njihte si fqinj nga lagjia e vjetër ku banonte. Në vend që ta conte në destinacionin që dëshironte, Antonio e futi në një shtëpi të braktisur ku e përdhunoi.