VIDEO/ “Thjesht të du”, Flori Mumajesi publikon baladën më të bukur

594
Sigal

Që prej fitores së “Këngës Magjike” me hitin “Plas” këngëtari Flori Mumajesi nuk u bë më i “gjallë” për publikun.

Këngëtari dhe kantautori i mirënjohur, Flori Mumajesi është një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar. Ai gjithmonë ka tërhequr pas vetes mijëra fansa duke vjedhur zemrën e tyre me anë të vokalit unik e të pakrahasueshëm.

Që prej fitores së vitit të kaluar në “Këngën Magjike’” Flori u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale dhe nuk postonte më asnjë foto apo video nga jeta e tij private apo profesionale.

Së fundmi këngëtari ka surprizuar të gjithë fansat dhe kolegët e tij me rikthimin në muzikë.

Edhe disa ditë më parë ai reagoi përmes një videoje ku tregoi se ka gati dy këngë por vetëm njërën prej tyre do të publikojë.

Mbrëmjen e djeshme Flori ka vendosur të publikojë njërën prej këngëve, dhe ajo është “Thjesht të du”. Një baladë tjetër e bukur siç di vetëm Flori.

Tani “Thjesht të du” do të buçasë fortë nëpër makina, lokale, shtëpi dhe kudo të tjetër ku ka njerëz që dashurojnë me shpirt. Me siguri ‘Thjesht të du’ do të bëhet kaq e dëgjuar sa kënga fituese në “Këngën Magjike”, ‘PLAS’.