VIDEO/’5 mijë euro ose do publikoj fotot e Ermalit me një tjetër’, gazetari shantazhon Rezarta Shkurtën

117

Pas lajmit se Rezarta Shkurta pati një ‘zënkë’ me moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu se nuk kishte pranuar ftesën e tyre për të marrë pjesë në emisionin ‘Thumb On’ ajo ka qenë mbrëmjen e kaluar e pranishme dhe këtu thashethemet morën fund.

Por diçka e pakëndshme për Rezartën është planifikuar nga Aulona dhe Fatma.

Gazetari i “Thumb On” në bashkëpunim me stafin e studios së saj të fotografisë dhe bashkëshortin Ermalin i bënë një rreng në ambjentet e zyrës së saj, duke e vënë atë përballë “tradhëtisë ” së bashkëshortit.

Me pretendimin se disponon foto të Ermalit me një tjetër femër, gazetari i kërkon 5000 euro që ato të mos përfundojnë në faqet e para të gazetave dhe portaleve.

Rezarta Shkurta: Ti e di që përë këtë gjë dënohesh me ligj, ha burg për këtë. Nëse të pëlqen burgu me këto kërcënime që po bën, unë sapo filmova bisedën. Fotot mund ti nxjerrësh ku të duash. Çohu urgjent, përjashta!

Pasi përcjell gazetarin, Rezarta telefonon bashkëshortin dhe i kërkon ta takojë.

Më pas pret një nga punonjësit e stafit, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskuton për punë.

Por dyshimi e bren nga brenda.  Rezarta telefonon sërish Ermalin, pa pasur dijeninë se gjithçka po filmohet.

Por rrengut i vjen fundi. Shikoni videon e plotë për të mësuar se çfarë ndodh.

 

 

Rezarta Shkurta: Kot me të bë një pyetje. Ku ishte pardje ti, me kë ishe? Ishe me Landin apo me Landën, nuk po bëj shaka Ermal. Më erdhi një tip gazetari, më kërcënoi, donte 5 mijë euro që të mos publikonte disa foto që i kishin bërë zotërisë tënde. Me Landin puthesh ti? Ti do numrin të sqarohesh. Jo më jep ti numrin e Landës të sqarohem. Ermal Hoxha nuk je në rregull më dukesh, të ka fluturuar tepeleku!Ka mundësi të lëmë fjalët dhe të vish urgjent këtu. Urgjent këtu tani!