Sigal

Victoria Beckham është një nga dizajneret më të njohura të modës dhe mund të cilësohet edhe si një ikonë stili. Siç duket pasionin e saj për të bukurën dhe modën ajo e ka kaluar edhe tek fëmijët e  saj. Në daljen e fundit publike, Victoria është fotografuar së bashku me djalin e saj të madh, Brooklyn. Normalisht që edhe këtë herë syrit të fotografëve nuk mund t’u shpëtonte pa kapur stilin e veçantë të veshjes së nënë e bir. Të dy ishin veshur me kostum dhe ishin të kuruar në detaje, sepse sigurisht që për Victorian është shumë e rëndësishme që jo vetëm ajo, por edhe familja e saj të duket bukur.

Victoria dhe Brooklyn u fotografuan pas një darke familjare me David Beckham, duke treguar edhe njëherë se thashethemet për divorc nuk janë të vërteta, përkundrazi ata janë më të bashkuar se kurrë.