Victoria Beckham flet për ‘fëmijën e pestë’ në Vogue

786
Sigal

Victoria Beckham shënoi muajin e kaluar 10 vjetorin e makës së saj të modës. Ndërsa zgjodhi pikërisht Javën e Modës në Londër në vend të asaj në New York për herë të parë, për të festuar suksesin në botën e modës.

Duke kthyer kokën pas, stilistja pranoi se nuk mund ta besojë gjithçka që ka arritur.

Victoria tregoi çelsin e suksesit të saj duke u shprehur se nuk merr asnjë ditë pushim nga puna.

Në një intervistë për Vogue Australa për revistën e nëntorit, 42-vjeçarja rrëfeu se e konsideron markën aq afër zemrës së saj, saqë e ka quajtur fëmijën e pestë.

“Ajo që kam arritur brenda 10 vjetëve është shumë më tepër sesa kanë ëndërruar. Ndihem sikur e kam bërë këtë gjithë jetën,”-tregoi nëna e katër fëmijëve.

“Jetoj dhe marr frymë me këtë markë 7 ditë të javës, asnjëherë nuk e ndërpres, asnjëherë nuk shkoj për pushime apo nuk e fik telefonin ose ‘e-mail’-in. Është fëmija im i pestë.”