Vetëm me një bluzë në kuzhinën e aktorit, Bora Zemani kalon natën me Donald Veshajn

1264
Sigal

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet e përfolura së fundmi në showbiz. Edhe pse s’e kanë pranuar hapur, duket se të dy kanë kaluar netët bashkë, në shtëpinë e aktorit.

Pamjet e shtëpisë së Donaldit u bënë të njohura në puntatën e shkuar tek “E Diela Shqiptare”, ku në rubrikën “Për drekë me mua”, Donaldi prezantoi pamje nga apartamenti i tij.

Moderatorja, Bora Zemani ka postuar një foto nga e njëjta kuzhinë disa kohë më parë, dhe nuk ka dyshime që janë në të njëjtin apartament.

“Ju duhet vetëm dashuri…dhe një filxhan kafeje”,– shkruan Bora Zemani në foton e postuar.