Sigal

Teksa janë të fokusuar në jetën e tyre në Zelandën e Re, asgjë nuk i pengon që të merren edhe me muzikë, e të angazhohen në produksione të reja, që fansat e tyre mezi i presin.

Vesa Luma dhe Big Basta, me sa duket janë duke punuar për një këngë të re që pritet të lançohet shumë shpejt, por vetëm sot, ata na kanë njohur me një lloj tjetër videoklipi muzikor. Atë që është kaq pranë vetes dhe jetës së tyre. Një video ndryshe flet për lidhjen e tyre si çift shumë i dashur me njëri tjetrin.

“Ja dhe videoklipi më i ri muzikor nga ne të dy ..Kërkojmë falje që u vonuam pak këtë sezon, por kishim ca probleme teknike. Falenderojmë nënën natyrë, oborrin e shtëpisë, dhe qiellin e bukur të dimrit. Përtej shakasë, dua t’ju falenderoj të gjithëve që shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi (ne sapo erdhëm). Jemi në një fazë shumë të bukur frymëzuese që vetëm kjo parajsë këtu di ta jap. Dhe po mbledhim shumë energji të mirë. Besoj që çdo artisti ju dashka një reflektim nga larg të paktën një herë dhe meqë me sa po shoh nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë sa i përket tregut muzikor, shumë shpejt do të kthehemi më bukur e më të realizuar se çdo herë tjetër. Ju përqafojmë shumë, shumë “, e përfundon statusin e saj Vesa.
Ndaj, të gjithë fansat dhe admiruesit e çiftit të artistëve janë kureshtarë se kur do të vijë produksioni i tyre më i ri muzikor!