Veprimi i princ Harry-t dhe Meghan-it turpëron mbretërorët

483
Sigal

Disa ditë pas letrës së princ Harry-t, ku lajmëronte se do të merrte masa ligjore kundër tabloidëve britanikë, një reporter me emrin Richard Palmer u shpreh se pjesa tjetër e familjes është “e turpëruar” nga veprimi i tij dhe Meghan-it.

Sipas korrespondentit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, “Askush në familjen mbretërore nuk e mbështet Harry-n dhe Meghan-in në këto momente.” Palmer shtoi gjithashtu se “edhe këshilltarët janë në mëdyshje për veprimet e tyre.”

“William dhe Charles janë distancuar,” shtoi ai. Mbretërorët nuk kanë pranuar të komentojnë çështjen.