Vazhdon ta mohojë, por në këtë VIDEO Elita duket si ‘nuse’ dhe shumë shtatzënë!

65

Prej kohësh tashmë qarkullojnë fjalë se Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen prindër pasi moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël.

Anullimi i dasmës, në 23 gusht që do të kurorëzonte lidhjen e tyre, i shtoi dhe më tepër dyshimet.

Fillimisht filluam të vërenim një ndryshim tek Elita nga disa foto të postuara prej saj, ku barku i dukej i rrumbullakosur.

Por në videon e postuar së fundmi prej saj në Instagram, mund të themi se jemi të bindur, dhe po kështu shprehen në komente dhe ndjekësit e Elitës.

E ftuar në një dasmë Elita ka zgjedhur një fustan mjaft të fryrë ngjyrë bezhë, dhe përveçse duket e mrekullueshme dhe madje mund t’i ketë bër konkurencë nuses me këtë look, gjithashtu ajo duket shumë shtatzënë.

Sado që fustani është i gjerë, është e dukshme që Elita është në pritje të ëmbël.