Vajza e Paul Walker feston ditëlindjen, Diesel tregon lidhjen e veçantë që kanë

465
Sigal

E bija e aktorit të ndjerë Paul Walker ka festuar 21-vjetorin e lindjes. Pasi vdekjes së babait të saj disa vite më parë në një aksident automobilistik ajo ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me mikun dhe kolegun e Walker, aktorin e njohur të sagës “Fast and Furious”, Vin Diesel.

Në këtë ditë të veçantë për të Diesel i ka dedikuar një urim prekës:

“Mund të them se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow. E di që është 21-vjetori yt, dhe doje të festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua shumë vogëlushe. Xhaxhi Vini,”-ka shkruar ai.

Gjithashtu kujtojmë se në nder të mikut të tij, Diesel e ka quajtur të bijën e tij Pauline.