Vajza 14-vjeçare e Angelina Jolie ka që tani biznesin e saj…

531
Sigal

Gjatë premierës së filmit “Maleficent: Mistress of Evil” ku aktorja Angelina Jolie mban rolin kryesor, vajza e saj, Zahara tërhoqi vëmendjen e mediave.

Ajo parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të zi dhe gjysmën e flokëve të kapur topuz, ndërsa mbante një palë vëthë, byzylyk dhe unazë nga koleksioni i saj “Zahara Collection”.

Megjithëse vetëm 14-vjeç, ajo ka që tani biznesin e saj të bizhuterive “Zahara”, i cili do të lançohet publikisht në muajin nëntor.

Koleksioni do të ketë bizhuteri kuarci të bardhë dhe rozë dhe copa zafiri ngjyrë rozë, dhe vjen në bashkëpunim me Robert Procop, i cili është një ndër të preferuarit e Angelinas.