Sigal

Në “Edicionin Veror” e ftuara e radhës ka qenë këngëtarja Nora Istrefi. Në një intervistë të gjatë dedikuar asaj, Nora ka treguar më tepër rreth jetës së saj private dhe personale.

Lidhur me karrierën, këngëtarja tha se kjo periudhë vere është aq e ngjeshur për të dhe bashkëshortin Robert Berisha, saqë nuk kanë kohë as të ushqehen.

Përgjatë intervistës ajo u kërkoi fansave që të mos presin ta shohin elegante këtë verë.

“S’kam kohë të merrem me palestër as ushqime të shëndetshme. Mos më shihni për këtë verë, ha ç’të më dalë të para. Jemi akoma të dhënë pas palestrës por jo për sezon vere”, u shpreh Nora.