“Unë s’kam frikë askënd”, Albërie Hadërgjonaj flet pas fitores së Florit: U votua nga…

574
Sigal

2018-ta u mbyll me shumë suksese për Flori Mumajesin: Projekte të reja që u pëlqyen shumë nga fansat dhe çmimi i parë në festivalin ‘Kënga Magjike’. Ai prej ditësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private. E sigurisht që fitorja në “Kënga Magjike” u komentua shumë edhe prej garës së fortë që ksihte dhe së fundmi këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka treguar arsyen se përse nuk merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Ndër të tjera, Albëria ka folur dhe për fituesin e këtij viti, Flori Mumajesin. Ajo është shprehur për emisionin “Oxygen” se Flori u votua nga këngëtarët të cilëve u kishte kompozuar këngën.

“Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtar do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, tha Albëria.

Kujtojmë se Albërie Hadërgjonaj ka qenë pjesëmarrëse për herë të fundit, përpara tre viteve në edicionin e 17 të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën “Me dorën shtrirë”, të shkruar nga Olti Curri.