Sigal

Komediani i njohur, Bes Kallaku është shokuar nga një lajm i fundit, në të cilit thuhej se aktori së bashku me bashkëshorten e tij Xhensilën kanë pësuar një aksident të rëndë dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Prandaj ka vendosur një fotografi të lajmit të postuar në një portal, ta publikojë në llogarinëe tij në Instagram, kur edhe ka bërë një reagim vërtetë të ashpër.

“Fake news! Gjithcka ka nje limit, deri ktu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje lajm apo nje titull i tille per disa klikime me shume. Turp dhe injorance e madhe te abuzosh ne kte menyre. Lavdi Zotit jemi mire vete dhe ska ndodhur asgje, por po na le zemra Ijen, mamane, prindrit e familjaret duke lexu keto idiotsira qe perhapen pa filtra”, shkruan Besi, i cili duket se është indinjuar jashtë mase nga ky lajm, i cili ka shqetësuar shumëkënd nga miqtë, të afërmit dhe ata që e njohin çiftin.