Sigal

Siç tashmë dihet, Lori Hoxha është shpërngulur për të jetuar në Londër prej javësh. Gjithçka e zbuluan fotot e saj nga qyteti i bukur që në fakt është edhe i preferuari i trashëgimtares së ‘Top Media’. Por detaji që i vuri vulën dyshimeve ishte dhurata që një prej mikeve të saj i dërgoi në ditën e lindjes. Pak minuta më parë, bloggerja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’. Një prej tyre e ka pyetur nëse arsyeja që e largoi nga Shqipëria drejt Londrës ishte mbarimi i studimeve dhe Lori nuk ka nguruar të përgjigjet. “E vërtetë”,-shkroi ajo.

Siç duket qartë nga fotot, gjërat po shkojnë shumë mirë për Lorin dhe pozat tipike të saj nga vende të ndryshme të qytetit nuk kanë munguar.