U përfol se Khloe Kardashian ishte tradhëtuar nga bashkëshorti, Cardi B mbron publikisht miken e saj

544
Sigal

Vetëm pak ditë më parë në të gjitha mediat rozë u bë publik skandali se Tristan Thompson kishte tradhëtuar Khloe Kardashian me miken e ngushtë të Kylie Jenner. Ky lajm ka shkaktuar reagime të shumta tek publiku, madje edhe në radhët e personazheve të njohur. Reperja Cardi B ka vendosur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje, duke i dalë në mbrojtje Khloe Kardashian.

Duke u treguar si gjithmonë shumë e sinqertë, Cardi ka thënë se nuk mundet të kuptojë ato femra që kënaqen nga dhimbja e tjetrës. “Të gjithë janë duke festuar për atë që i ndodhi asaj. Po pse? Përse vazhdoni t’ja uroni këtë gjë një gruaje? Veçanërisht një gruaje që ka dhe një vajzë’, – është shprehur repereja e irrituar gjatë një video ‘live’ në ‘Instagram’. Cardi B e ndjen dhimbjen e Khloe, duke qenë se pak muaj më parë edhe ajo u nda nga partneri i saj, Offset, sepse tradhëtia e tij u bë publike në të gjitha mediat.