U përfol për përçarje të miqësisë me Beren Saat, flet për herë të parë Hazal Kaya…

398
Sigal

Aktorja turke Hazal Kaya e cila u bë e njohur në rolin e Nihal-it tek telenovela që mbante të gozhduar shqiptarët para ekranit ‘Dashuri e ndaluar’ së fundmi ka qënë në qëndër të vëmëndjes.

Aktorja i dha fund beqarisë së saj me një dasëm madhështore me datën 6 të këtij muaji me aktorin Ali Atay.

Dasma e tyre bëri bujë të madhe në media për shkak të diferencës së madhe në moshë të çiftit që është plotë 14 vite.

Por nuk ishte vetëm kjo që ra në sy në dasmën e aktores, në listën e të ftuarve u vu re se aktorja e njohur, Beren Saat nuk ishte prezente në dasmë.

Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale Beren nuk bëri minimalisht asnjë urim kundrejt koleges së saj dhe të gjithë folën për një prishje të marrëdhënieve mes tyre.

Mirëpo së fundmi, Hazal Kaya ka sqaruar për herë të parë publikisht marrëdhënien e saj me Beren Saat, duke u mbyllur kështu gojën të gjithëve.

“Si mund të jetë e mundur diçka e tillë? Pra, nuk mori pjesë dhe kjo është e qëllimshme. Me shumë gjasa edhe jetën e mendojnë si ‘Dashuri e Ndaluar’ ata. Nuk ekziston një intrigë e tillë”, ka deklaruar aktorja.