Sigal

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi anuluan dasmën e shumëpërfolur. Në media thuhej se në datën 23 gusht dyshja do të celebronin me martesë dashurinë e tyre, por dy ditë para saj u bë me dije se ceremonia nuk do të mbahej.

Për më shumë se një javë çifti zgjodhi të mos japin asnjë detaj dhe në emisionin e saj, Elita përgjatë një bisedimi ku ju përmend martesa, reagoi sikur nuk dinte gjë.

“Çfarë martese?”, u shpreh Elita e çuditur duke mos dashur të japë asnjë informacion mbi këtë çështje.

Kujtojmë se moderatorja kohët e fundit është duke u përfolur për një shtatzëni të mundshme dhe përsëri ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur.