U panë së fundmi në shoqërinë e njëri- tjetrit,Stine sqaron raportin me Roza Latin

405
Sigal

Siç dihet disa muaj më parë këngëtari Stine u nda nga partnerja e tij me te cilën ka një vajzë dhe vetëm pak ditë më parë ai u filmua pranë ish të dashurës Roza Lati.

Ishte vetë Roza Lati e cila publikoi një video ku shihet duke u argëtuar së bashku me këngëtarin e njohur.

Por së fundmi Stine në një intervistë për ‘Gazetën Liberale’ ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e tij me Roza Latin.

’ Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance with Me” që ishim pjesëmarrës” është shpehur Stine.