U nda e fejuara një vit më parë Mateus Frroku nis lidhjen e re

145

Një vit më parë, artisti i njohur Mateus Frroku i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me të fejuarën e tij.

Ai është shprehur i mërzitur nga ndarja por duke qëndruar optimist ka thënë se diçka e re do të vinte në jetën e tij.

Mesa duket këngëtari e ka marrë veten dhe ka nisur një romancë të re, e këtë fakt duket se e ka zbuluar Gentian Zenelaj në “Dance With Me”.

Ai tregoi se Mateus ka nisur një lidhje të re me një vajzë që punon në “Klan”.

“Flitet që ti në Klan me dikë je pleksur. Është e vërtetë? Thashethemet e “Klanit”, të restorantit…”, thotë Gentiani.

Mateusi nuk e mohoi këtë gjë e madje e konfirmoi.

“Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë”, u përgjigj ai. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i vajzës në fjalë por shpresojmë se së shpejti do të zbulohet