U mbulua me shami për Ramazan, Çiljeta tregon çfarë i ndodhi pas publikimit të videos

587
Sigal

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga i uroi të gjithë besimtarët musliman dhe nisi agjërimin. Në një postim në Instagram, e mbuluar me shami ajo kërkonte falje për tre gjëra.

I gjithë rrjeti u çudit me këtë zgjedhje të saj duke komentuar shaminë në kokën e saj, një ndryshim i madh në pamjen e saj.

Kktë pasdite, Çiljeta Xhilaga e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon foli për përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit.

E pyetur për videon e famshme me shami,  këngëtarja e konisderoi normale videon në fjalë, duke shpjeguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, – tregoi ajo.