U kualifikua në finalen e Eurovizionit, ja kur do të këndojë Jonida Maliqi

565
Sigal

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e dytë gjysëmfinale e festivalit Evropian të Këngës, ku ka performuar edhe Shqipëria.

Vendi ynë është përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”, ku falë performancës së saj të mrekullueshme i siguroi dhe Shqipërisë një vend në finale.

Lista me 26 finalistët është bërë publike dhe në bazë të shortit Shqipëria do të këndojë e dyta në finale, që do të organizohet më 18 maj.

E para në renditje është Malta, ndërsa mbyllet me Spanjën.