Sigal

Tre muaj më parë këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj solli në jetën fëmijën e saj të parë, vogëlushen, Ajka. Por edhe pas lindjes së vajzës, Xhensila nuk ka hequr dorë nga karriera e saj muzikore dhe nga rrjetet sociale ku herë pas herë ka publikuar foto nga përditshmëria e  saj.

Pavarësisht se arriti të rikthehej shpejt në formë pas lindjes së vajzës, Xhensila i është rikthyer fitnesit dhe palestrës. Së fundmi ka ka publikuar një foto nga palestra ku duket edhe barku i saj i sheshtë.