Sigal

Tuba Buyukustun, e njohur edhe në Shqipëri për disa role në serialet turke mesa duket është tërhequr përfundimisht nga aktrimi. Të paktën ky lajm ka dalë në qarkullim së fundmi nga mediat turke, sipas të cilave, Tuba dëshiron të nisë karrierën si skenariste.

Rezultate imazhesh për tuba buyukustun

Pasioni i saj për filmat tashmë do të zhvendoset në prapaskenë dhe projekti i parë është gati. Raportimet për këtë çështje kanë zbuluar se aktorja e njohur në rolin e ‘Elif’, ja ka dërguar skenarin e parë një prej regjisorëve më të mirë në Turqi. Nëse merr aprovimin ajo ka për të nisur menjëherë nga puna.