Tregtari që i shiti drogën Demi Lovato: Ajo e dinte që pilulat ishin të rrezikshme

83

Tregtari që furnizoi me drogë Demi Lovaton mbrëmjen që ajo u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, tha se këngëtarja e dinte shumë mirë rrezikun që po ndërmerrte.

Brandon Johnson u shpreh se Demi i shkruajti në 04:00 të mëngjesit dhe i kërkoi që të shkonte në shtëpinë e saj. Ai tha se i dërgoi pilulat që i përgatitën së bashku.

Johnson shprehet se të dy pinë drogë së bashju madje lë të nënkuptohet se kryen marrëdhënie seksuale.

Por TMZ raporton se sipas burimeve të saj, Demi nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie seksuale.

Sa për pilulat, ai shprehet se këngëtarja e nuk ishin produkte farmaceutike, por shumë më të forta.

Johnson i mori pilulat në Meksikë, dhe shumë prej tyre ishin me fentanyl.

Ndërsa tregtari i drogës rrëfeu se rreth orës 07-08, Demi ishte duke fjetur pa asnjë shenjë shqetësimi. Ajo u gjet në gjendje të rëndë rreth orës 11:30 të paradites së 24 korrik dhe pothuajse vdiq nga mbidoza.

Tani 25-vjeçarja ka dalë nga spitali dhe ka hyrë në një institucion rehabilitimi jashtë shtetit.