Sigal

Bella Hadid gjithmonë e ka mohuar përdorimin e kirurgjisë plastike ose të ‘fillers’-ave për të perfeksionuar tiparet e fytyrës. Modelja ka treguar se nuk ka përdorur asnjëherë ‘filllers’, sepse i ka shumë frikë. Por pavarësisht kësaj, fansat e Bellës mendojnë se modelja nuk tregon të vërtetën.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në ‘Instagram’, në të cilën dallohet qartë ndryshimi në buzët e saj. Ato duken më të plota se më parë dhe të gjithë e kanë pasur të vështirë të kuptojnë kur erdhi ky ndryshim i menjëhershëm.

Fotografia tërhoqi vëmendjen e të gjithë, sepse brenda një ore mori 1 milion pëlqime dhe 10 mijë komente. Një pjesë e fansave të modeles mendojnë se është thjesht efekti i ‘make up’-it, ndërsa disa të tjerë thonë se ajo ka ndërhyrë tek buzët.

Në një intervistë të pak muajve më parë, Bella pranoi ndryshimet në fytyrë, por tha se çdo gjë ka ndodhur për shkak të rritjes së saj.