Sigal

Ditën e sotme në festën e Kurban Bajramit, janë publikuar në rrjetet sociale shumë urime nga personazhet e njohur të ekranit. Dikush zgjodhi të urojë me portretet familjare, dikush me ikonat fetare dhe të tjerë duke bërë një urim më të thjeshtë. Por urimi më i veçantë sigurisht që është ai i aktorit turk, Tolgahan Sayisman. Ai ka zgjedhur të bëjë urimin në gjuhën turke dhe për të mos lënë mënjanë fansat shqiptarë, ka uruar edhe në shqip.

“Gëzuar Bajramin”, shkruan ai.

Sigurisht që përpos fansave edhe martesa e tij me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi ka ndikuar në mësimin e disa fjalëve të ndryshme në gjuhën shqipe.