Sigal

Këngëtari i njohur i hiteve “Haven’t met you yet”, “Home” etj, Michael Buble, ka rrënqethur publikun kur gjatë emisionit “Today show” foli me lot në sy për sfidat e të pasurit një fëmijë me kancer.

Në vitin 2016, djali i tij i madh u diagnostikua me kancer në mëlçi, lajm të cilin e mori nga bashkëshortja disa minuta para se të dilte në skenë për të performuar në një koncert në Londër.

“Thjesht vdiqa. S’e di si këndova. Kam qenë në autopilot.”- tregoi Buble, i cili më pas mori një avion privat dhe u kthye në Los Angeles për të qenë pranë familjes.

“Ishte e tmerrshme. Akoma është. Çfarë kaluam ne është gjëja më e tmerrshme në botë që mund të kalosh si prind, apo thjesht si njeri. Do të doja të isha në vendin e tij. Kam shpresuar pafund të isha në vendin e tij.”– ka rrëfyer i prekur këngëtari për vogëlushin, i cili ende po trajtohet në Amerikë.