Tërmeti/ Këngëtari i njohur: Shpenzimet e koncertit do ti dhuroj për të prekurit nga tragjedia

480
Sigal

Po vazhdojnë ende ndihmat nga të famshmit pas tërmetit që la të vdekur në Shqipëri.

Kësaj radhe, ka qenë Butrint Imeri i cili e ka bërë të ditur çfarë do të bëjë për popullin shqiptar.

Ai njoftoi përmes një instastory se do të dhurohen nga 5 euro për çdo biletë të koncertit të cilin do ta mbajë  sonte.

Butrinti nuk është i vetmi që ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar.

Shumë të famshëm shqiptarë nga Kosova por edhe Shqipëria kanë ndihmuar njerëzit me para por edhe me ndihma si ushqime, veshmbathje dhe të tjera.