Tayna “çmendet” pas Malumës, kënga e rradhës është latine?

157

Reperja Tayna do sjellë nesër këngën e re. Në fotografitë që ka publikuar në rrjetet sociale tregon se është një projekt veror pasi duket shumë seksi.

Në njoftimin që bëri në Instagram, reperja zbuloi se kënga e re titullohet “Caliente” dhe do publikohet sot në orën 15:00.

Duket se Tayna është frymëzuar nga hitet latine dhe suksesi që ka patur kolumbiani Maluma kohët e fundit.

Ajo ka treguar hapur pëlqimin për muzikën e tij. Mbetet për tu parë nëse Caliente është diss apo do të ketë tematikë tjetër.