Surpriza e stafit emocionon moderatoren e njohur…

370

Viola Spiro i është shtuar së fundmi skuadrës së ‘Klan Plus’ dhe çdo ditë është në transmetim me programin ‘Sport Plus’. Moderatorja ka publikuar në ‘InstaStory’ pak orë më parë një video surprizë që ka marrë nga stafi i emisionit sportiv.

Bashkëpuntorët e saj kanë zgjedhur pak nga prapaskenat e xhirimeve të përditshme dhe kanë kapur momentet më pikante për të krijuar një kolazh interesant me mbishkrimin: “Gezuar 8 marsin e vetmja femër në stafin e ‘Sport Plus”.

Viola nuk nguroi ta ndajë me të gjithë emocionin që ka përjetuar dhe falenderoi përzemërsisht stafin me të cilin punon.