Stresi: Unë e mbaj fjalën, do të martohem!

595
Sigal

Stresi dhe Kejsi po përfliten prej ditësh për ndarje. Mirëpo, çifti duket se po përjeton thjesht një krizë momentale. I ftuar në “72 sen”, Stresi ka lënë të kuptohet se midis tyre do të ketë dasmë dhe se madje i ka bërë gati edhe ftesat.

“Domethënë, ju që jeni këtu, unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë, e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar, unë ftesën e dasmës ua kam bërë”– është shprehur Stresi.

Risjellim në vëmendje se Stresi dhe Kejsi nuk ndiqen momentalisht nëpër rrjete sociale, si dhe i kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin.