Spekulojnë se është lezbike, këngëtarja e njohur shpërthen ndaj mediave

678
Sigal

Emma Marrone është një prej këngëtareve më të famshme dhe më të diskutuara në mediat italiane. Që prej pjesëmarrjes në spektaklin “Amici”, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për talentin, por edhe për jetën e saj personale.

Ajo ka pasur lidhje me personazhe të njohur në Itali si Stefano De Martino, Marco Bocci dhe Fabio Borriello, që e kanë bërë atë edhe më të ekspozuar ndaj mediave rozë, thashethemeve dhe kritikave.

Por prej disa kohësh Emma ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe të punojë për albumin e saj duke mos dalë shumë në publik dhe duke qëndruar beqare për një kohë të gjatë.

Nisur nga kjo gjë në mediat italiane është spekuluar se këngëtarja është lezbike, prandaj prej një kohe të gjatë nuk del në publik me një mashkull.

Këngëtarja nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer kundër këtyre shkrimeve duke publikuar një kopertinë reviste, ku shkruhej: “Emma lezbike? Ja e vërteta”.

“‘Emma lezbike? Ja e vërteta!’ Tani po jua tregoj unë të vërtetën. E vërteta është se ta shpifni, shumë madje! E vërteta është se ky vend po kthehet në mesjetë dhe homoseksualiteti po kthehet në një problem për t`u “mposhtur”.

Me këtë titull që s`bën dy lekë, frut i një gazetarie të dështuar, nuk po lëndoni mua, që kam 10 vite që jam mësuar me këto idiotësira. Me këtë titull keni fyer dinjitetin tuaj, në radhë të parë dhe më pas atë të të tjerëve. Me këtë titull keni nxjerrë në pah llumin e kësaj shoqërie hipokrite dhe raciste.

Një puthje për të gjithë miqtë “homoseksualë”. Ndihuni gjithmonë të lirë dhe pa rezerva për të jetuar jetën, ndjenjat dhe lirinë tuaj. Rroftë dashuria pa paragjykime. Me gazetat tuaja ndezim zjarrin e dashurisë. Dhe tani shkoni shihuni në pasqyrë dhe t`ju vijë turp”, -ka shkruar këngëtarja.

emma.jpg

emma2.PNG