Sot me 1 prill Luana Vjollca ju punon rreng të gjithë fansave të saj

427
Sigal

Sot është 1 prill dhe njihet si ‘Dita e gënjështrave’.

Dhe për këtë shkak Luana Vjollca ka menduar t’ju punoj një rreng të gjithë fansave të saj.

Në ‘Instastory’ Luana ka lajmëruar se do të tërhiqet për pak kohë nga puna në televizion, sepse ka nevojë për pushim.
“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë…12 vite pa ndaluar…Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj”, – ka shkruar moderatorja.

Image

Menjëherë pas deklaratës së saj kanë reaguar disa fansa, të cilët kanë uruar të kthehet sa më shpejt dhe të tjerë që i kanë kërkuar të mos heqë dorë. Në fakt e gjitha ka qenë një rreng nga ana e moderatores dhe ajo nuk ka vonuar shumë t’jua tregojë këtë gjë ndjekësve të saj.

“Mesazhet tuaja ma shkrin zemrën komplet. Kështu që po ju tregoj se as në mend nuk e kam të ndalem. Jam e bekuar që ju kam. Ideja për këtë ishte e Blerina Rugova. Gëzuar 1 prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla për të më kujtuar sa shumë dashuri kam”, – ka thënë Luana më pas.

Image