Sigal

Vdekja e yllit të popit Michael Jackson ka mbetur ende mister. Dëshmi të ndryshme dalin çdo ditë, por ajo që tregojnë dhe familjarët e tij, është se këngëtari ndërroi jetë nga një atak në zemër. Përgjatë karrierës së tij ai arriti të fitojë 23 “Guinness World Records”, “40 Billboard Awards”, “13 Grammys”, dhe “26 American Music AWards”. Nëse do të ishte ende gjallë, sot Michael do të festonte 60 vjetorin e lindjes. Më poshtë po ju rendisim disa fakte interesante që ndoshta nuk i kishit ditur më parë.

Të ardhurat e tij në total nga muzika llogariten 500 milionë dollarë.

Ylli i popit ishte vegjetarian.

Michael Jackson u zbulua si talent në moshën 5 vjeçare.

Ai ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh.

Michael ka qenë vetëm dy herë i martuar ligjërisht.

Të afërmit e tij tregojnë se ai ishte një njeri shumë i ashpër.