Sigal

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV American Music Awards’. Në mesin e shumë yjeve, në tapetin e kuq, parakaloi edhe diva e muzikës, Jennifer Lopez. Ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj, duke u renditur edhe tek personazhet e veshur më bukur.

JLo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan pink, si një kukull “Barbie” të krijuar nga duart e stilistit libanez George Chakra. Fustani është pjesë e koleksionit të fundit të tij, vjeshtë-dimër 2018/2019 dhe këngëtares i shkonte shumë edhe me ngjyrën e saj të lëkurës dhe modelin e flokëve.