Sigal

Aktorja e njohur turke, Sinem Uslu, ka zbuluar për të gjithë fansat e saj lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Madje ajo nuk është mjaftuar me kaq, por ka zbuluar se është shtatzënë me binjakë.

“Jam shumë e emocionuar dhe mezi po pres. Janë binjakë dhe janë djem. Kemi menduar emrat, Mustafa dhe Kemal”-tregoi ajo. Me sa duket Sinem dhe partneri i saj kanë zgjedhur emra tradicionalë turq. Sinem është bërë e njohur në rolin e ‘Jasemin’ në serialin ‘Dashuri me qira’.