Sinan Hoxha sjell projektin e ri, ndryshe nga çdo herë tjetër vjen në bashkëpunim me…

634
Sigal

Pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale, Sinan Hoxha, paralajmëroi publikimin e një kënge të re. Kënga do të mbajë titullin ‘Luje luje’ dhe do të jetë premierë nesër në orën 17:00.

Pas publikimit të fotografisë të gjithë fansat e këngëtarit u bënë kuriozë të zbulojnë diçka më tepër nga projekti i ri, por duket se Sinani ka rezervuar një surprizë shumë të veçantë për ta.

Kjo mund të jetë një shenjë për një duet mes çiftit të njohur dhe nëse ndodh kështu do të jetë një zbulim, sepse askush nuk e ka ditur më parë se Andrra është e talentuar në muzikë. Megjithatë ende nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë, sepse ndoshta ajo mund të shfaqet thjesht si modele në klipin e bashkëshortit të saj. Tashmë Sinani sapo na i shtoi kuriozitetin të gjithëve, por na mbetet të presim edhe një ditë deri në publikimin e videoklipit të këngës.