Sigal

“A e ke ndi” është kënga më e re e këngëtarit të mirenjohur Sidrit Bejleri, i cili këtë herë zgjedh të vijë ndryshe, duke i besuar muzikës se Kledi Bahitit, tekstit të Fifit, produksionit muzikor të Threedots dhe Maxproduksion, që realizoi videoklipin!

Ky eshte krijimi i radhës që mezi pritej nga fansat e Sidrit Bejlerit. Këngëtari pavarësisht angazhimit maksimal ne emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” duke u kthyer në një figurë shumë të dashur për publikun nuk la menjanë kurre pasionin e tij per muziken, duke u perpjekur të kenaqë kështu shijet e çdokujt!

Sidrit Bejleri është duke punuar ndërkohë edhe për realizimin e albumit të ri “Pat kenë nji kohë” i cili parashikohet të dalë në fund të këtij viti.