Si në përralla, Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë vendosur ta celebrojnë dashurinë e tyre në…

196

Orlando Bloom dhe Katy Perry vendosën të fejoheshin disa kohë më parë, duke i dhënë një tjetër drejtim marrëdhënies së tyre.
Së fundmi dyshja ka vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Disa burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Cosmopolitan’ se martesa e tyre do të zhvillohet në ‘Disney World’ në kështjellën e Hirushes.


Bloom dhe Perry janë duke realizuar planin se si do të organizohet dasma e tyre dhe se çfarë do të sjellin brenda saj.
Ende nuk dihet një datë konkrete për këtë moment shumë të rëndësishëm në jetën e çiftit, por pritet të zbulohet në javët në vijim nga vetë ata.