Sigal

Dasma e Princeshë Eugenie ka qenë kryefjala e ditës së sotme dhe të gjithë detajet tashmë janë analizuar dhe komentuar nga të gjithë. Nga ceremonia në kështjellën Windsor deri në përfundim, vëmendjen e morën të ftuarit, familja dhe çifti i të sapomartuarve. Pamja e princeshës ishte madhështore, po ashtu edhe e familjarëve të saj.

Edhe Naomi Campbell, Kate Moss, Liv Tyler, Ellie Goulding, Ricky Martin dhe Cara Delevingne arritën të marrin vëmendjen me veshjet e tyre gjatë parakalimit për t’u bërë pjesë e ceremonisë.

 

 

 

Diçka tjetër që kaloi me shumë vëmendje ishte dhe fakti që prindërit e nuses u ulën së bashku duke lënë pas krahëve të gjitha mosmarrëveshjet që pas divorcit të bujshëm në 1992-in. Shumë media kanë shkruar se Princ Philip kishte me dy mendje pjesëmarrjen në dasmë për shkak të ish-bashkëshortes së djalit të tij, por nuk mungoi. Ndërsa vetë prindërit e princeshës u ulën pranë njëri-tjetrit si për të shfaqur imazhin e familjen perfekte dhe duke lënë pas mosmarrëveshjet për ditën më të lumtur të vajzës së tyre.

  

Kujtojmë se Princ Andrew dhe Dukesha e York u divorcuan pasi u zbulua tradhtia e bërë nga kjo e fundit me këshilltarin e financave vite më parë.