Shumë femra e adhurojnë! Albert Dumani publikon foton ku shfaqet krah aktorit të famshëm

1269
Sigal

Drejtori i programacionit të televizionit ‘Klan’, Albert Dumani, ka pasur mundësinë të takojë disa nga figurat më të njohura të serialeve turke. Ai ka firmosur të gjitha kontratat për serialet turke që janë transmetuar në Shqipëri, prandaj ka mundur të jetë i pranishëm edhe në sheshxhirimet e tyre.

Së fundmi ai ka treguar se ka takuar një nga aktorët më të pëlqyer, sidomos nga gjinia femërore, Kivanc Tatlitug. Albert Dumani ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me aktorin dhe të gjitha ndjekëset e tij janë befasuar.

Siç duket nga përshkrimi dhe hashtag-et që Dumani ka vendosur poshtë fotos mundet që seriali “Carpisma”, në të cilin Kivanc ka rol kryesor, të transmetohet së shpejti edhe në Shqipëri.

Kivanc Tatlitug është bërë shumë i njohur në vendin tonë me rolin e tij si “Mehmeti” tek “Gymysh” dhe pastaj në seriale të tjera si “Menekshe dhe Halili”, “Dashuri e ndaluar”, “Kurti dhe Sura”